Letra e 6/ Rama-Bashës: Ke kohë deri të premten… - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-30 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama sërish i ka drejtuar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, ku i bën thirrje për dialog.Përmes letrës shefi i qeverisë është shprehur se tashmë nuk ka lënë asgjë pa shkruar në letrat drejtuar liderit të opozitës, dhe i fton ato në dialog pa u djegur çdo afat kohor.LETER E GJASHTE PUBLIKE LULZIM BASHESZoti kryetar,letrave të mia po i vjen fundi. E fundit për të tentuar Dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit.S?ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar.