Gjysma e kabinave te energjise nuk jane ne pronesi te OSHEE

2019-05-30 1

Gjysma e kabinave që kryejnë shpërndarjen e energjisë elektrike janë private, (grafik) duke shkaktuar defekte të shumta për abonentët për shkak se pronarët nuk i mirëmbajnë sipas sistemit dhe rregullave teknikë të operatorit të shpërndarjes. Prej 30 vjetësh kjo situatë ka mbetur e tillë, ndërsa administratori i kompanisë së shpërndarjes së energjisë u thirr në komision për të raportuar lidhur me zgjidhjen e problemi. Ardian Çela tha se pronarët nuk pranojnë lënien në pronësi OSHEE-së dhe kërkojnë kompensim me vlerën e tregut. Për të zgjidhja duhet të jetë ligjore.

Por përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e pronarit të OSHEE-së ishte i prerë kur tha se shteti nuk do t?i blejë këto kabina, pasi në total fatura financiare arrin në 260 milion euro. Ilir Bejtja propozoi një zgjidhje ligjore e cila në vjeshtë do t?i vijë si propozim kuvendit.

Aktualisht 4.26% e humbjeve teknike të energjisë vijnë nga defektet që shkaktojnë kabinat private, duke i sjellë një faturë mesatare prej 7 milion eurosh në vit kompanisë së shpërndarjes. Njëkohësisht me kabinat OSHEE përfundon ën qershor sistemin e ri të faturimit dhe do të nisë një projekt pilot në shtator në 3 zona të vendit për të bërë faturimin njëherë në 3 muaj. Në dy muajt e parë fatura do të vijë me çmimin mesatar shumëvjeçar, dhe muajin e tretë rregulluese. Që ky projekt të implemetohet në të gjithë vendin duhet që të bëhet zëvendësimi i 650 mijë matësve në të gjithë vendin.

Tv Klan