Report TV -Dosja 339/ Ja 12 emrat e parë që dërgohen në gjyq, mes tyre dy nipërit e ish-deputetit

2019-05-30 2

amuel Ndoka dhe Vilson Ndoka, dy nipërit e ish-deputetit socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, janë marrë të pandehur së bashku me 10 persona të tjerë, të cilët janë pjesë e dosjes së famshme 339. Sqarojmë se në gjyq janë dërguar 12 persona për trafik droge, ndërsa po në dosjen 339 janë shkëputur hetimet dhe vijojnë për grupin e Shijakut, Avdylajt po për trafik droge, por gjithashtu po vijojnë edhe në një pjesë tjetër për cështjen e shit-blerjes së votave, ku pak ditë më parë u mor në pyetje për 5 orë te Krimet e Rënda për verifikim kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, por edhe shumë persona të tjerë.Përgjimet e zbardhura në vitin e fundit shkaktuan akuza të forta nga opozita në drejtim të tij, ndërsa Dako vendosi të mos garonte në 30 Qershor për një tjetër mandat. Dy bisedat që nxorën emrin e Vangjush Dakos

12 persona e parë që dërgohen në gjyq
Vendimi për marrjen të pandehur të 12 personave dhe dërgimin në gjykatë për një sërë akuzash është marrë nga dy prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Pikërisht në këtë dosje hetimore është vënë nën hetim dhe ish-deputeti Ndoka, i cili është xhaxhai i Samuelit, por dhe halla e këtij të fundit Mimoza Ndoka, pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, kryesisht tek ?Rrana e Hedhun? dhe në lagunën e Kunes. Por për çështjen e abuzimit me pronat, prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka konkluduar me mbylljen e hetimeve pasi është në fazën e përfundimin të dosjeve për disa nga të pandehurit e dosjes 339.

Sipas prokurorisë në këtë çështje janë evidentuar 7 grupe kriminale, por i pari grup kriminal që është dërguar në gjykatë është ai i Shkodrës. Pikërisht në këtë grup kriminal është i pandehur nipi i ish-deputetit Ndoka, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka dhe ish-kampioni në sportin e mundjes Elis Guri. Ndërsa të pandehurit e tjerë janë Ramadan Dushaj,Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça. Dy prokurorët e kësaj dosje thanë se të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të ?Prodhim dhe shitja të narkotikëve në bashkëpunim? në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga informacioni i marrë në rrugë operative ka rezultuar se të pandehurit në fjalë dhe më konkretisht Ramadan Dushaj, kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.

Free Traffic Exchange