Pavarësisht premtimeve, ende nuk ka nisur asnjë aktivitet për modernizimin e Kodrës së Diellit. Elem Turs ka publikuar thirrjen për studimin e fizibilitetit por vetëm në gjuhën maqedonase. Nga Nisma ta shpëtojmë Kodrën e Diellit druajnë se në këtë mënyrë përjashtohen kompanitë e mëdha me renome botërore. Ata gjithashtu akuzojnë pushtetin se vetëm blen kohë dhe nuk ka ndërmend të investojë në këtë qendër rekreative-sportive.