Dosja 339, Marku: Shume shpejt do kete nje vendimarrje

2019-05-30 0

70o CD me përgjimet e dosjes 339, e njohur ndryshe dhe si dosja e shit- blerjes së votave ku është përfshirë dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në diskutime janë drejt traskiptimit dhe shumë shpejt organi i akuzës do të dalë me një vendim.

Gjatë raportimit vjetor kryeprokurorja e përkohshme e përgjithshme, Arta Marku, thotë se volumi i madh i materiale që përmban kjo dosje ka çuar në zgjatjen e hetimeve.

"Kjo çështje ka shumë volum, dhe ju garantoj se shumë shpjet do ketë një vendimarrje".

Të njëjtat argumente prokurorja Marku solli përpara deputeteve të Komisionit te Ligjeve dhe atij të sigurisë dhe për dosjen e tjetër atë me numër 184 e njohur dhe si dosja e Dibrës, e cila përmban përgjime për zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki në 2016.

Marku thotë se procesi i Vettingut ka ndikuar jo pak në punën e prokurorëve.

"Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh".

Në raportin prej 308 faqes kryeprokurorja e përkohshme tha se Vlora është qyteti me kriminalitetin më të lartë gjate 2018 ndërsa Dibra me kriminalitetin më të ulët.

Tv Klan