Kryeministri Zoran Zaev pastrimin me ?fshesë? e filloi nga organet e partisë. Në Mbledhjen e Këshillit Qendror një natë më parë u shkarkuan të gjithë 6 nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm si dhe këshilli ekzekutiv. Ndryshimi i parë në ekzekutiv ndërkaq u bë e ditur. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski do ta lë këtë post dhe udhëheq postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë. Emërimet e reja në parti pritet të bëhen për 3 javë.