#rtvora
Kompanitë e sigurimeve kanë rritur ndjeshëm pagesat për aksidentet gjatë vitit 2018. Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë deklaroi se gjatë 2018 shoqëritë kanë paguar paguar mbi 1 miliardë lekë në një vit dhe rreth 200 mln lekë në muajt e parë të 2019.
Gjatë vitit që lamë pas, kompanitë e sigurimeve janë detyruar mbi 1 miliardë lekë për Fondin e Kompensimit gjatë 2018 dhe 200 mln lekë vetëm në muajt e parë.
Drejtori i AMF-së, Ervin Koçi, në raportimin e bërë në Komisionin e Ekonomisë deklaroi gjithashtu se ka pasur një përmirësim të raportit dëme/prime, i cili për herë të parë arriti shifrën 42%.
Ervin Koçi: Çdo tre muaj bëjmë inspektime në çdo shoqëri për të parë ecurinë e pagesave dhe ndonjë zvarritje që mund të bëhet nga shoqëritë e sigurimit. Edhe për tremujorin e parë shifra e paguar ishte rreth 200 milion lekë të reja nga gjithë tregu i sigurimeve. Edhe kompanitë e kanë kuptuar që kjo është një përgjegjësi e tyre, pagesa e dëmeve rrit edhe besimin në treg.
Komisioni i Ekonomisë vlerësoi punën e AMF-së, ndërsa kërkoi më shumë vëmendje për mbrojtjen e konsumatorëve.
Arben Ahmetaj: Do të bëjmë takime më të shpeshta në mënyrë që problematikat kryesore sidomos ato të jetës, të pensioneve vullnetare, të tregut të kapitaleve, të ecin një çikë më shpejt.
Së shpejti AMF do të kalojë online të gjithë procesin e shlyerjes së dëmeve ndaj klientëve, ku gjithkush mund të kontrollojë se në ç'fazë është çështja e tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rritet-shlyerja-e-detyrimeve-gjate-2018-jane-paguar-mbi-12-mld-leke
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz