Nga 17 qershori në Odën ekonomike të Maqedonisë do të fillojë trajnimi për burimet ripërtëritshme të energjisë ku përmes një qasje inovative me trajnime në terren do të trajnohen 10 inxhinierë dhe 20 teknikë për sistemet fotovoltaike dhe po aq për kolektorët termalë diellorë. Qëllimi i trajnimeve është ndërtimi i standardeve profesionale që do të akreditohen dhe zbatohen në teknologjitë vendore burimet e ripërtërishme energjetike me çmim dhe cilësi të përballueshme. Profesoresha Hristina Spasevska theksoi se Fakulteti i teknologjisë elektrike dhe informative e cila është bartëse e kësaj pjese të projektit, është në procesin e krijimit të një laboratori për këtë qëllim.