http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Oficerët e FRONTEX të cilët patrullojnë kufirin Shqipëri Greqi në rajonin e Korçës kanë mundur të ndalojnë në vetëm 4 ditë 92 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri përmes vijës së gjelbër, nga të cilët 16 refugjatë sirianë janë kapur mëngjesin e kësaj të hëne.Burimet zyrtare bëjnë të ditur se një pjesë e këtyre emigrantëve janë përsëritës, pra kanë tentuar edhe herë të tjera të hyjnë në Shqipëri, ndërkohë që sipas të njëjtave burime mësohet se shumica e tyre janë kthyer pas duke u dërguar në kampin e Idimenit në Greqi aty ku strehohen refugjatët sirianë që vijnë pas konfliktit në vendin e tyre, ndërkohë që një pjesë tjetër janë dërguar në qendrën e trajtimit të refugjatëve në Babrru të Tiranës në pritje për plotësim të dokumentacionit për kthim pas në vendin e origjinës.Misioni i FRONTEX në Korçë përfshin 26 oficerë nga 11 vende të Bashkimit Europian të cilët janë duke patrulluar rreth 64 km vijë të gjelbër kufitare Shqipëri Greqi në qarkun e Korçës. Detyra e tyre është e përqendruar kryesisht tek emigrantët që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil pra që vijnë nga vendi fqinj njëkohësisht ata kryejnë edhe kontrolle në automjete me pasagjerë për të shmangur cdo aktivitet të paligjshëm.Në këtë mision që do të zgjasë për tri muaj me radhë oficerët e FRONTEX shoqërohen edhe nga forcat policore kufitare shqiptare, të cilët i njohin më mirë edhe shtigjet e përdorura nga emigrantët për të ardhur në mënyrë të paligjshme nga Greqia drejt Shqipërisë.