RTV Ora - Ç'po bëhet me dosjet 339 e 184, përgjigjja e Arta Markut në Komisionin e Ligjeve

2019-05-30 0

#rtvora
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku pyetet për dosjen e përgjimeve 339 dhe 184.

Në komisionin e ligjeve Marku tha se dosjet kanë problematika dhe janë zvarritur prandaj ka kërkuar që të punohet shpejt dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare.

"Vazhdojnë të jenë në hetim, nëse do të ishte ndonjë vendimarrje do ishte marrë vesh. Aty ka një problematikë, dosjet janë zvarritur dhe janë mbetur pa veprime. Ka pasur vetëm përgjime të shumë numrave të telefonit të cilat përvecse janë bërë nuk janë zbardhur dhe nëse nuk transkriptohen janë të palexueshme.

Aktualisht këtyre cështjeve u është dhënë gjithë rëndësia.Çështja 339 po hetohet nga një grup prej 2 prokurorësh dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore.

Ka pasur 700 CD dhe video të patranskriptuara dhe po punohet për të. Ju garantoj se shumë shpejt do ketë vendimmarrje.

Dhe 184 ka qenë në të njëjtën gjëndje. Janë regjistruar përgjime pa asnjë veprim hetimor.pas dy vitesh janë regjistruar emrat e personave në hetim. Ka një prokuror që po heton dhe po zbardhen transkriptet dhe besoj se do të ketë një vendimarrje të shpejtë. U kam kërkuar prokurorëve që të hetojnë shpejt, pa cënuar cilësinë dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/cpo-behet-me-dosjet-339-e-184-pergjigjja-e-arta-markut-ne-komisionin-e-ligjeve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange