Një 22 vjeçar mbeti viktimë e një atentati mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Sotiraq Mehilli dhe shoku i tij Eno Mata, 32 vjeç u qëlluan me armë në rrethana ende të paqarta teksa po udhëtonin me një motoçikletë në rrugën e fshatit Poro. Mësohet se të dy personave u është bërë pritë në momentin kur po shkonin drejt banesave te tyre.
Mëhilli ndërroi jetë rrugës për në spital ndërsa 32 vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Në fshatin Bishan policia ka gjetur një të djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët. Mbeten të paqarta motivet dhe autorët, ndërsa forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Personi i plagosur Eno Mataj kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje. Ndërsa në fshat njiheshin si persona të qetë. 22 vjeçari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.