Socialistët do ta çelin zyrtarisht fushatën elektorale në datën 1 Qershor dhe jo në 31 Maj siç kishte lajmëruar vetë kryeministri. Arsyeje e kësaj shtyrje është për të mos u përplasur me opozitën e cila do të zhvillojë protestën e radhës të premten e fundit të këtij muaji. Por kjo është e vetmja datë që mund dhe do të shtyhet, thotë kryeministri Rama në letrën e tij të 5 për Lulzim Bashën, pasi 30 Qershori nuk ka asnjë shans të ndryshoje përsërit ai.
?Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës - kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s?e kemi ne në dorë.Zgjedhjet e 30 Qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t?i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi".
Përsërit ftesën për dialog dhe nënvizon se koha në dispozicion për ta bërë këtë shumë e shkurtër.
?Koha e mbetur drejt ditënisjes zyrtare të fushatës së 30 qershorit po tretet me shpejtësi, e bashkë me të po jep shpirt të them të drejtën edhe shpresa ime e vobektë, se në dyllin e veshëve Tuaj mund të hapet një vrimë.
Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende një mundësi të vogël për Dialog përpara se sa vetë ndjekësit Tuaj, t?Ju flakin të parin në ujrat thithës ku e keni futur qorrazi atë anije?.
Rama i kërkon kryeartit të PD-së të lexojë drejt edhe këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.
?Miqtë gjermanë të Shqipërisë në partinë Tuaj simotër, bëni mirë t?i dëgjoni kur Ju sugjerojnë dialog pa kushte, e jo të abuzoni publikisht për të çoroditur dynjanë, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miqësore! Se jo për gjë po ja, erdhi dita për t?i rënë gongut të vrapimit drejt 30 qershorit dhe pastaj s?mbetet asnjë mik në botë, që të harxhojë më kohë as për opinione miqësore?.
Në letrën e tij Rama vlerëson mënyrën e organizmit të protestës së ditës së shtunë ku nga kapsollat e molotovi thotë ai u kalua tek dritat dhe balonat, ndonëse nuk harron të thotë se protestat e dhunshme të opozitës kanë dëmtuar si ekonominë ashtu edhe turizmin.
Tv Klan