Ngrihet skena e festës në sheshin ‘Nënë Tereza’, Partizani gati për festën e titullit

2019-05-30 1

FK Partizani do të organizojë ditën e sotme një festë për titullin kampion të siguruar këtë sezon në Superligë pas 26 vitesh në ?Superligë?. Si rrjdhojë sot në mëngjes në sheshin ?Nën Tereza? ka nisur organizimi i skenës ku do të vijnë protagonistët e këtij klubi të cilët do të festojnë jo vetëm me dashamirësit e kuq, por me çdo qytetar të Tiranës që ka dëshirë të bashkohet.

Më herët klubi ka shpërndarë një njoftim në rrjetet sociale ku thuhet: ?Kampion 16. Koncert festiv. Familja Partizani feston. Eja me familjen të festojmë së bashku në sheshin ?Nënë Tereza? me këngëtarët e njohur dhe DJ Aldo. Marrin pjesë: Aleksandër Gjoka, Eneda Tarifa, Shpat Kasapi, GJIKO, Fiqiri Sula, Hysni Zela, Arben Aliu, si dhe këngëtarë surprizë. Moderatorë të koncertit: Hygerta Sako, Aulona Musta dhe Koço Devole?.

Gjatë festës priten edhe surpriza të tjera, siç janë këngëtarë të pëlqyer nga rinia apo ?shoë? piroteknik. Klubi ka menduar në detaje dhe mbi të tjera në fasadën ballore të Universitetit Politeknik do të vendoset një fanellë gjigande e Partizanit. Gjithashtu nuk do të mungojnë as fjalimet e protagonistëve.