Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Agron Malaj, ka reaguar për herë të parë pas akuzave që janë hedhur ndaj tij nga opozita dhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Kryeopozitari gjatë një takimi me banorët e Matit, tha se Malaj duhet të ishte mbrapa hekurave pasi është përfshirë në dosjen ?184?, për manipulim të votave në Bashkinë e Dibrës. Malaj është akuzuar gjithashtu edhe për ngjarjen e 21-janarit pasi ai ishte komando e një grupi të Gardës.
Por vetë Malaj i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se as ai dhe as grupi që ai drejtonte me 21-Janar nuk i kanë zbatuar urdhërat e Bashës dhe nuk kanë qëlluar asnjë plumb të vetëm.
" Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon", ka thënë Malaj.
Këtë e ka shpjeguar edhe kryeministri Rama ku iu përgjigj akuzave të PD-së duke thënë se Malaj nuk është i përfshirë në ngjarjen tragjike të 21-Janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues paqësor.
?Nuk është mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon. Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale. Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje. Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit?, shkruan mes të tjerash Malaj.