Xing me Ermalin/ Gafa e komentatores qe u transmetua live

2019-05-30 1

Ajo është komentatorja e parë shqiptare. Bëhet fjalë për Qëndresa Krelanin, e cila është po ashtu motra e këngëtares së njohur Flaka Krelani. E ftuar në emisionin ?Xing më Ermalin? në Tv Klan Qëndresa tha se fakti që është e vetmja komentatore femër e bën të ndihet si të ishte jetime. Gjatë emisionit ajo po ashtu tregoi një prej gafave të saj gjatë punës. Siç tregon ajo, ndërkohë që komentonte kolegu i saj, ajo mendonte se mikrofoni i saj ishte fikur dhe kishte nisur të ofendojë një prej futbollistëve duke i thënë ?Idiot, pasoje topin?. Qëndresa shtoi se gjithçka u dëgjua live dhe pranoi se kjo nuk ishte hera e parë që i ndodhte të fliste me mendimin se mikrofoni ishte i fikur.
Ermal Mamaqi: Si është të jesh komentatorja e parë shqiptare? Si ndihesh?
Qëndresa Krelani: Me thënë të drejtën është pak si të jesh jetime.
Ermal Mamaqi: Thonë që komentatorët janë pak llafazanë, Flaka a është llafazane Qëndresa?
Flaka Krelani: Jo, aspak.
Qëndresa Krelani: Unë llafazanen e tregoj me grushte.
Ermal Mamaqi: Kur komenton ndeshjet të ka rrëshkitur ndonjëherë goja, ke bërë ndonjë gafë?
Qëndresa Krelani: Disa herë. Po të tregoj një rast. Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën. Është një futbollist që e njohin të gjithë Edon Zhegrova, të cilin unë nuk e kam qejf, duket i dashuruar me veten ai. Kishte dy shanse brenda një mundësie ose të pasonte topin dhe dikush tjetër të bënte gol ose të gjuante vetë. Ne ishim dy veta që po komentonim dhe unë mendova se e ndalova mikrofonin dhe po fliste kolegu dhe thash: ?Po gjuaje o idiot që të bëj gol, bëj diçka?. Por e gjithë kjo u dëgjua live.
Ermal Mamaqi: Doli në transmetim?
Qëndresa Krelani: Po doli. Por më ka ndodhur disa herë, kam folur edhe më keq, në mënyrë më banale./tvklan.al