http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtete e Bashkuara të Amerikes do të dërgojnë më shumë trupa ushtarake në Lindjen e Mesme, me qëllim mbajtjen nën kontroll te situates dhe konfliktit me Iranin. Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se shtimi I trupave nuk tregon se Teherani eshte i gati per lufte.Por vendimi i Uashingtonit ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Iranit. Ministri I jashtëm Javad Zarif tha se vendosja e trupave në lindjen e Mesme, është një hap i rrezikshëm dhe kërcënon paqen në rajon. Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, që pas tërheqjes së Washingtinit nga marrëveshja bërthamore e 2015-s qe u shoqerua me rivendosjen e sanskioneve ekonomike.