Sot do të mbahet protesta e gjashtë e opozitës së bashkuar. Vetëm pak orë nga nisja e saj, faktorët ndërkombëtar në Shqipëri kanë bërë apel që të mos përsëritet një "11 maj" i dytë. Reagimi më i fortë ka qenë i familjes së OSBE ku theksohet se drejtuesit e protestës duhet të jenë të përmbajtur, e ku e quajnë të papranueshme përdorimin e bombave molotov, hedhjen e gurëve apo shashkave.
Nga ana tjetër, Ambasada italiane u ka bërë thirrje qytetarët që të shmangin qendër e qytetit këtë pasdite. Në mungesë të një skenari të bërë publik, ambasadori Alberto Cutillo u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që të shmangin edhe institucionet shtetërore.
Një ditë më parë, reagoi Ambasada Amerikane në Tiranë. Ajo u bëri apel shtetasve të saj në Shqipëri të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së shtunë, kur në kryeqytet do të zhvillohet një protestë e opozitës. Referuar edhe demonstratave të së kaluarës ku janë regjistruar edhe akte dhune, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes,