1500 police te angazhuar per protesten e opozites

2019-05-30 0

"Ashtu si në të gjitha tubimet e opozitës, policia ka rrethuar me gardh metalik institucionet ku pritet të kalojnë protestuesit. Jo zyrtarisht thuhet se do të jenë 1500 forca policie, që do angazhohen për mbarëvajtjen e protestës, por plani i bluve mbahet sekret".

Drejtoria e Policisë ka dhënë leje për tubimin nga 19:00 deri në mesnatë. Uniformat blu kanë kaluar në gadishmëri që mbrëmjen e të premtes dhe të përfshirë do të jenë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Reparti Special RENEA.

Shtylla e ndriçimit, por edhe aty ku janë të instaluara kamerat e sigurisë, janë lyer me graso, në mënyrë që protestuesit të mos kenë mundësi të hipin në to, për të dëmtuar kamerat e sigurisë.

Forcat e policisë do të jenë të dislokuara para parlamentit, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Të njëjtat burime thanë për Televizionin Klan se në varësi të situatave në protestë është urdhëruar që të jetë edhe reagimi i forcave të rendit.