Britania në kërkim të pasuesit të Theresa May - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-30 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një dite pasi kryeministrja njoftoi dorëheqjen e saj më 7 qershor, në Britaninë e Madhe ka nisur gara për kreun e ri të partisë Konservatore, por njëkohësisht edhe pasuesin e Theresa May. Sipas mediave deri më tani kane konfirmuan kandidaturën e tyre pesë emra. Ata janë sekretari i jashtëm, Jeremy Hunt, sekretari i zhvillimit ndërkombëtar Rory Stewart, sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, ish Sekretari i Jashtëm, Boris Xhonson, dhe ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve, Esther McVey. Pasuesi i mundshëm mendohet të jetë Boris Jonson. Megjithatë ai qe do te zëvendësoje Theresa May do ta gjejë vendin në një krizë të thellë mes negociatave të vështira te divorcit me Bashkimin Europian. Megjithatë 124 mijë anëtarët e Partisë Konservatore do të votojnë për 2 kandidatët potencialë dhe në korrik ata do të votojnë për të zgjedhur drejtuesin e ri të partisë. Nga ana tjetër udhëheqësi i opozitës britanike Jeremy Corbyn, ka bërë thirrje edhe njëherë për zgjedhje të reja, me arsyetimin se as May e as partia e saj e përçarë, nuk janë në gjendje të vazhdojnë qeverisjen. Kryeministrja britanike Theresa May me anë të një fjalimi emocional të premten njoftoi dorëheqjen nga posti si kryetare e partisë dhe ai i kryeministrisë më 7 qershor. Por ajo do të vazhdojë të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjen e pasardhësit të ri, e madje ajo do të presë edhe presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës shtetërore në 3 deri në 5 qershor në Britaninë e Madhe. Largimi i May është komentuar edhe nga shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Kancelarja Angela Merkel tha se respekton vendimin e saj.