RTV Ora – Zgjedhjet e 30 qershorit, 3. 5 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës

2019-05-30 0

#rtvora
Ministria e Brendshme publikoi listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të këtij viti. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë. nga numri total, sipas ministrisë, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; ndërsa sa i përket gjinisë, 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.

Ministria e Brendshme tha se lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2017.

Në deklaratë thuhet se lista e përditësuar përmban adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eleminuar këto kode.

Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ?Dekriminalizimit?.

Ministria e Brendshme theksoi se procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

Ministria e Brendshme sqaron se procesi i hartimit të listës së zgjedhësve ka nisur në zbatim të dekretit të Presidentit ?Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-e-30-qershorit-3-5-milione-shqiptare-kane-te-drejten-e-votes
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz