Banka lëvizëse e Credins në Korçë! Kredi Agro dhe konsulencë për fermerët në të gjithë vendin

2019-05-30 3

Credins Bank zhvilloi një takim në Korçë në mbështetje të agrobiznesit. Fermerë nga Qarku i Korçës, drejtues institucionesh, pedagogë dhe student nga Universiteti Bujqësor i Korçës ishin të pranishëm.

"Gjej rastin të inkurajoj përfaqësuesit e biznesit të agro dhe të agro përpunim të orientohen më tepër tek kërkesat cilësore dhe sasiore të tregut të jenë të përgatitur për risqet që mund të ndodhin për shkaqe natyrale dhe të rrisin bashkëpunimin me institucionet koordinuese dhe sidomos të sistemit bankar", u shpreh Ilir Selenica, Drejtor Rajonal i Qarkut Korçë, Credins.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Credins Bank informuan fermerët mbi mundësitë dhe procesin e kredive për agrobiznesin. I pranishëm ishte dhe Piro Ceta, këshillues fermerësh për Qarkun e Korçës, i cili zhvilloi bashkëbisedim me fermerët dhe ofroi konsulencë.

"Ne si bankë nuk shërbejmë thjesht si kredidhënës, por jemi edhe këshillues. 60% të klientëve tanë janë rikthyer sërish1 herë, 2 herë dhe 3 herë dhe për së pesti. Kjo tregon një lidhje me këta njerëz, ne jemi një familje e madhe që secila palë ndihmon tjetrën në punën e saj", tha Piro Ceta, Oficer Mikrokredie, Credins.

Një nga pikat kyçe të eventit ishte prezantimi i bankës lëvizëse, e cila do të udhëtojë në të gjithë Shqipërinë për të lehtësuar marrëdhënien e klientëve me bankën në zonat larg qytetit.

"Është një ide e mirë, një risi, do ta provojmë, nuk e kemi provuar nga një bankë tjetër të kësaj natyre. Them se do të ju vijnë në ndihmë fermerëve, sidomos ata që i quajnë veprimet në bankë të mërzitshme do ju shkojë banka në shtëpi. Sidomos për zonat e largëta është një risi e mirë e cila do t'i ndihmojë shumë", thotë Petro Azisllari, fermer, Dvoran Korçë

Eventi në Korçë ishte i dyti pas atij të Roskovecit ku u mblodhën më shumë se 50 fermerë nga zona të ndryshme. Credins Bank do të vazhdojë iniciativën e ndërmarrë për mbështetjen e agrobiznesit dhe në muajt e ardhshëm do të zhvillojë takime të tjera.