Veseli: Serbia nderhyn ne Kosove permes Listes Serbe

2019-05-30 0

Veprimet e kryetarëve të komunave të veriut dhe mundësisë që ata do të dorëhiqen sërish do t'i përgjigjen institucionet e Kosovës. Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli tha se influence e Beogradit në veri është ndërhyrje flagrante dhe dëmton stabilitetin në Ballkan.

"Influencës që domonstron Serbia në Kosovë, ky është shqetësim që do ta adresojmë te Bashkimi Evropian. Është ndërhyrje flagrante, dëmtuese që nuk është duke i ndihmuar stabilitetit në Ballkanit Perëndimor".

Ndërsa duke folur për atë se a do të vazhdojë në Bruksel dialogu, Veseli thotë se Kosova nuk është ajo që i përcakton kushtet e dialogut Kosovë Serbi.

"Në një rezolutë të cilën e ka nxjerr OKB-ja përgjegjësinë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë e ka bartur te Bashkimi Evropian. Brukseli nuk është qendër vetëm e Belgjikës, por e gjithë BE-së. Qëndrimi do të jetë shumë i qartë në interes në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. Nuk është Kosova që i përcakton kushtet e dialogut, ku dhe si do të zhvillohen. Unë pres që BE-ja të ketë një involvim dhe kërkesë e jona është që SHBA-ja të jetë thellë dhe bindshëm në këtë proces".

Derisa qëndrimi i tij për taksën mbetet i njëjtë.

"Unë nuk e shoh Kosovën si një vend të izoluar me një nacionalizëm folklorik të pabazuar".

Ai ka shfaqur gatishmërinë të vizitojë Kuvendin Komunal të Leposaviçit dhe t'u tregojë asamblistëve atje, se Kosova është shtet edhe i tyre dhe se jeta e tyre është në Kosovë.

Veseli këmbëngul që ta çojë deri në fund iniciativën e tij për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë. Ndërsa thotë se asnjëherë nuk është ftuar nga Gjykata Speciale dhe sipas tij nëse një gjë e tillë ndodh, ai do ta bëjë menjëherë publike.

Free Traffic Exchange