Skender Gjinushi, kryetari i ri i Akademise se Shkencave

2019-05-30 1

Pa asnjë konkurrent tjetër, i vetëm në garë, Skënder Gjinushi është kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave. Ai u zgjodh në krye të institucionit të shkencës me votën e 35 akademikëve, ndërsa vetëm gjashtë i thanë jo kandidaturës së tij, njeriu i cili udhëhoqi edhe reformën në Akademinë e Shkencave.

Për herë të parë në zgjedhjen e një kryetari të Akademisë së Shkencave, votoi përmes postës edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, pas reformës së 2008-s.

Skënder Gjinushi vjen në këtë detyrë të re pas thuajse tre dekada si kryetar i Partisë Social Demokrate. Dorëheqjen nga ky post e dorëzoi zyrtarisht në 15 Maj në protokollin e Akademisë së Shkencave, pra 9 ditë para zgjedhjes së tij si kryetar.

Ai prej vitesh mban statusin e akademikut, por ambicia e tij për të drejtuar institucionin kryesor të shkencës duket se lindi gjatë përgatitjes së platformës për reformimin e Akademisë së Shkencave. Skënder Gjinushi as e pohon, por as e mohon.

Partia Demokratike e quajti procesin fals.

Përveç Skënder Gjinushit, akademikët zgjodhën edhe drejtuesit e tjerë me shumicë votash, zv/kryetar Vasil Tolen dhe sekretar shkencor Salvator Bushatin. I vetmi që duhet të kalojë për dekretim nga Presidenti i Republikës është vetëm kryetari i sapozgjedhur.

Tv Klan