#rtvora
Akademia e Shkencave në katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga Skënder Gjinushi. Kryetari i ri u zgjodh me 35 vota ndërsa premtoi se do të ndalojë tendencat e politizimit të akademisë. Edhe në ditën e zgjedhjeve nuk munguan zërat kundër. Akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike i cilësuan zgjedhjet farsë.
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave nuk ofruan surpriza. Në një garë ku mungonin rivalët fitues u shpallën kandidatët e vetëm. Në katër vitet e ardhshme Akademia do të drejtohet nga Skënder Gjinushi. Ai mori besimin e 35 akademikëve nga 43 që votuan. Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politikën nga akademia dhe se do ta reformojë atë.
"Është një barrë shumë e rëndë që nuk do të guxonim ta merrnim përsipër pa ditur kualitetet që ka kjo akademi. Qëllimi nuk është politizimi i akademisë por akademizimi i politikës"
Por zgjedhjet u kundërshtuan nga akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike, në reagimet përkatëse votimin e cilësuan farsë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-zgjidhet-kreu-i-akademise-se-shkencave-ja-kandidati-i-vetem
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz