Një çerdhe e re i shtohet Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-30 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Çerdhja Nr. 17 në Njësinë 7 në Tiranë ka marrë një pamje të re pas rikonstruksionit të plotë të bërë nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit, Konsullin e Nderit të Izraelit në Shqipëri dhe Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael. Ata që përfitojnë kushte më të mira janë 120 fëmijë që frekuentojnë çdo ditë çerdhen.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, së bashku me deputeten e PS, Blerina Gjylameti, Koordinatorin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, Elton Nake, Kreun e Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi inspektuan përfundimin e punimeve të çerdhes së re.?Jam shumë i nderuar sot që e kemi kthyer në një traditë me ambasadorin, që çdo maj e kthejmë në një mundësi për të shërbyer në komunitet, herën e kaluar duke mbjellë pemë, këtë vit duke mbjellë të ardhmen e këtij qyteti që janë fëmijët, djemtë dhe vajzat që shkojnë në çerdhe. Nëse ka një gjë që jam krenar këto katër vitet e fundit është se falë punës së bashkisë, por edhe gjithë dashamirësisë së dhomave të tregtisë, ambasadave të ndryshme dhe sipërmarrjeve, çerdhet dhe kopshtet e Tiranës jo vetëm janë më të mira se privati, por edhe më të mira në rajon, ndoshta edhe në shumë vende të tjera të botës. Për këtë standard që kemi vendosur gjithmonë do të pranojmë ndihmën e kujtdo që te ngremë stekën akoma më lart. Jam i lumtur që më në fund kemi edhe një raport special midis qyteteve, midis Tiranës, Tel Avivit, Haifës, Jeruzalemit dhe besoj që qielli është i njëjti falë edhe bashkëpunimit fantastik që kemi me Blerinën dhe grupin e miqësisë së deputetëve. Besoj që për marrëdhëniet Shqipëri-Izrael e ardhmja është përpara?.Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin siguroi se sikurse është bërë tashmë traditë, mbështetja e shtetit që ai përfaqëson do të vijojë edhe me të tjera projekte.?Këtë vit, kemi menduar për një startup më të mirë për fëmijët, në këtë komunitet, në këtë lagje, është një projekt që nuk do të mund ta kishim realizuar pa mbështetjen e Bashkisë, të Dhomës së Tregtisë. Këtë projekt e realizuam së bashku, dhe jemi vërtet krenarë, dhe duam ta kthejmë këtë në një traditë, dhe vitin tjetër të realizojmë një tjetër projekt në qytetin e Tiranës?.Në çerdhen Nr. 17, në bashkëpunim me donatorët, janë mundësuar punimet e brendshme, të cilat konsistojnë në suvatim, shtrim pllakash, shtrim laminat, si dhe të gjithë instalimet elektrike dhe hidraulike. Gjithashtu, janë kryer edhe punimet e jashtme, sistemimi i hapësirës së gjelbër, krijimi i këndeve të lojërave dhe rikonstruksioni i plotë i të gjithë fasadës.