#rtvora
Për herë të parë në vendin tonë do të krijohet Agjencia Shtetërore e Pyjeve, e cila do të bëjë miradministrimin e tyre në mbarëvajtje mes ministrisë së Mjedisit dhe Bashkive. Ndryshimi pritet të bëhet në projektligjin e ri, i cili së shpejti do të kalojë në Kuvend për diskutime.
Ministri Klosi prezantoi sot draftin e parë të projektligjit të ri të pyjeve, në një dëgjesë publike me ekspertë mjedisorë, inxhinierë pyjesh, pedagogë të fakultetit të Pyjeve dhe grupe të tjera interesi.
Drafti parashikon krijimin për herë të parë të Agjencisë Shtetërore të Pyjeve si një institucion i ri nën varësinë e MTM-së, duke plotësuar hallkën e munguar ndërmjet ministrisë dhe bashkive, të cilave do tu kalojë e drejta e administrimit dhe e inspektimit të pyjeve bashkë me zonat e mbrojtura.
Ky projektligj i hap rrugën shfrytëzimit të rolit të strukturave komunitare në fshat për përdorimin e qëndrueshëm të pyjeve në fshat, me qëllim zhvillimin e zonave rurale. Përmes tij, organizohet Sistemi i Dijes mbi Pyjet; Fuqizohet roli i institucioneve të arsimit të lartë dhe profesional për ekspertiza shkencore në fushën e pyjeve.
Sipas ministrit Klosi një tjetër ndryshim i rëndësishëm që vjen në këtë projektligj është përshkallëzimi i dënimeve dhe masave ndaj kundërvajtësve, si: Pezullim/bllokim të aktivitetit, heqjen e licences, sekuestrimin dhe gjoba ndaj punonjësve të institucioneve në rast shkeljesh/moszbatimi të përgjegjësive ligjore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prligji-pyjet-klosi-pershkallezojme-denimet-kundervajtesit-deri-ne-heqje-te-licences
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz