RTV Ora - Soreca: Reforma në drejtësi në përputhje me Kushtetutën, duhet të bashkojë politikën

2019-05-30 0

#rtvora
Pas deklaratës së Presidentit Meta, i cili u shpreh se mungesa e Gjykatës Kushtetuese është treguesi i mosskuksesit të reformës në drejtësi, faktori ndërkombëtar ka reaguar duke nënvizuar suksesin e arritur.

Në një takim për përfshirjen e shoqërisë civile në monitorimin e integritetit të gjyqësorit, kreu i delegacionit të BE, Luigi Soreca tha se vonesat për konstituimin e institucioneve të reja kanë ardhur për shkak të tranzicionit, ndërsa kërkoi mbështetjen nga politikanët.

Soreca: Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri të plotë me kushtetutën dhe me legjislacionin vendas. Reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshme dhe është e një rëndësie skajshmërisht të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë.

Pas pak ditës KE do të prezantojë të gjithë raportin e progresit. Do të shikojmë arritjet që janë bërë dhe ato që duhen bërë. Do të shikojmë edhe tranzicionin dhe tranzicionet janë sfiduese që kërkojnë këmbëngulje dhe durim. Por ne nuk duhet të harrojmë çmimin dhe destinacionin e fundit dhe nuk duhet të harrojmë edhe koston që paguhet dhe do të duhet të kishim paguar pa këtë reformë, e cila do të ishte shumë e lartë për të ardhmen e Shqipërisë.

Reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit është përparësi për çdo politikan shqiptar, arsye për tu bashkuar dhe jo për tu ndarë, në të mirë të qytetarëve evropianë.

BE do të vazhdojë mbështetjen e vet për procesin e reformave dhe do të vazhdojë dhe monitorimin e standardeve në bashkëpunim me partnerët e SHBA.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Calavera, e cila theksoi se sulmet mund të vijnë nga personat që kanë frikë prej reformës.

Calavera: Megjithatë, kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit në kushte të padrejta dhe të papranueshme, duke përfshirë edhe rastet kur i drejtohet personalisht anëtarëve individualë të institucioneve të vetingut. Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe e shoqërisë civile, që të sigurojnë se forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit"

Delegacioni i BE-së reagon pas akuzave të Metës: Integriteti i EURALIUS duhet lavdëruar
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/soreca-reforma-ne-drejtesi-ne-perputhje-me-kushtetuten-duhet-te-bashkoje-politiken
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz