http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këta studentë janë vizitorët më të rinj të resortit më të madh në vend dhe Ballkan, ?San Pietro Resort.? Janë studentë të degës së arkitekturës të cilët kanë zhvilluar një ditë mësimi në praktikë. Ata janë njohur nga afër me ciklin e ndërtimit, si dhe me teknologjinë e përdorur në këtë resort që për nga madhësia i ngjan një miniqyteti. Këto orë praktike janë një ditë mësimi ndryshe për studentët e arkitekturës, të cilët u njohën më të gjitha llojet e ndertimit, si apartamente, vileta, si dhe hoteli me 5 yje Melia Resort, por dhe me teknologjinë e përdorur. Kompleksi San Pietro me një sipërfaqe prej 350 mijë metra katrorë tashmë është në fazë të avancuar. Por cfare e bën këtë kompleks të veçantë? Arkitektët kanë menduar që të ruajnë mjedisin, ndërsa ambientet e banimit t?i rezistojnë lagështirës, si dhe të jenë sa më të ajrosura, pasi për shumë klientë ato janë shtëpia e tyre e dytë. Këto elemente kanë zgjuar interesin e qytetarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ende pa përfunduar, San Peitro Resort është kthyer në një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.