Wake Up/ Maratonë Basketbolli në kryeqytet, 10 orë lojë për të gjitha grupmoshat

2019-05-30 1

Këtë fundjavë e konkretisht të dielën organizohet maratona më e gjatë e lojës së basketbollit e organizuar ndonjëherë. Për 10 orë rresht duke filluar nga ora 9.00 e mëngjesit të kësaj të diele e deri në orën 19.00 të mbrëmjes në një fushë të improvizuar tek 3 vëllezërit Frashëri do të organizohet një turne basketbolli 3x3. Një format i ri i lojës së basketbollit i cili prej kohësh është zhvilluar me përkrahjen e FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit) në shumë organizime ndërkombëtare.Loja tradicionale e basketbollit luhet me nga 5 lojtarë në secilën skuadër, ku secili prej tyre duhet të fusë sa më shpesh topin në koshin e kundërshtarit. Ndërsa për basketbollin 3x3 janë 4 lojtarë ( 3 në fushë dhe 1 rezervë).Grupmoshat që do të dominojnë janë të kategorisë Elitë (të rritur) dhe përgjatë ditës do të ketë edhe përfshirje të mini aktiviteteve basketbolli 3x3 me fëmijë (U-12, U-14 dhe U-16 djem/vajza) nga akademia Galaktikët. Që pas vitit 2006 aktivitete të tilla janë zhvilluar në disa qytete, Tiranë, Durrës dhe Shkodër .
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Free Traffic Exchange