stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-189-sezoni-4/
Një rast absurd është shënuar në Pogradec, ku një avokat është akuzuar se ka përdorur si armë të ftohtë një deodorant! Emisioni ?Stop? në Tv Klan ka trajtuar këtë rast të avokatit Meard Berberi, i cili akuzohet për dy vepra penale, atë të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta dhe kundërshtim të policisë. Ngjarja absurde ka ndodhur në Gjykatën e Pogradecit, teksa avokati dhe prokurori po prisnin në sallën e gjyqit ardhjen e gjyqtarëve për një çështje të caktuar gjyqësore.
Në këtë moment, polici i Gjykatës së Pogradecit u ka thënë avokatit dhe prokurorit që të prisnin jashtë sallës deri sa të mbërrinte trupa. Mirëpo, teksa po qëndronin në hollin e Gjykatës, avokati Meard Berberi kishte një deodorant që e përdorte për higjienë vetjake. Por, pa dashje spërkati policin e Gjykatës.
Në këtë moment, prokurori Sotir Kllapi e akuzoi avokatin Berberi për mbajtje të armëve të ftohta, duke iu referuar deodorantit si të tillë, dhe kundërshtim të policisë. Avokati i akuzuar tregon se ai nuk ka ushtruar dhunë kundër policit dhe se deodoranti nuk është armë e ftohtë.
Avokati Meard Berberi: Çështja është ndryshe sepse polici aty ka dëshmuar ndryshe, sikurse më akuzon Prokuroria. Mes meje dhe tij ka ndodhur një incident pa dashje dhe unë kam pasur një mjet vetjak, që është tip sprajt, të cilën këta ma kanë kategorizuar në armë të ftohtë. Pasi më është komunikuar masa arrest në burg në Gjykatën e Pogradecit, e kam ankimuar për në Gjykatën e Apelit. Dhe me të njëjtat kërkesa që kam pasur, i jam drejtuar Gjykatës së Apelit, e cila më ka zbutur masën e dënimit arrest me burg në detyrim paraqitje.
Për këtë inicident, prokurori Sotir Kllapi kërkoi arrest me burg për avokatin. Gjykata e Pogradecit vendosi masën e sigurisë arrest në burg për Meard Berberin, edhe pse dosja hetimore e prokurorit ishte e paplotë dhe e cunguar. Çështja shkoi në Gjykatën e Apelit Pogradec, dhe me të njëjtat prova dhe argumentim trupa gjykuese e liroi avokatin duke vendosur detyrim paraqitje.
Gazetari i emisionit ?Stop? bisedoi me policin që u spërkat aksidentalisht me deodorant. Vetë ai thotë se incidenti ndodhi pa dashje, dhe këtë dëshmi ai e dha para prokurorit Sotir Kllapi.
Gazetari: Si kalove? Zefe ti je? Genci nga Klani nga Stopi. Ne po ndjekim këtë rastin me këtë Meard Berberit, djalin e Benit. Mund të më saqrosh, si ka qënë situata? Ka qenë në shaka e sipër? Ndonjë incident?
Zefe Kotka Polici: Tani puna është kështu: unë nuk kam pasur asnjë herë konflikt me të, asnjëherë d.m.th, ka zbatuar ato, që kemi thënë neve, daç me makina, se vinin në xhami ata, d.m.th, nuk na kanë rënë në qafë. Atë ditë kishim një masë.
Gazetari: Më tha ai, kishin gjyq.
Zefe Kotka Polici:?edhe kishin hyrë parakohe, ne ishim çik me vonesë edhe shefja ishte duke ardhur, kryetare e gjykatës?Ata kishin hyrë bre...