Pa Gjurme- Zbulohet dosja që zbardh misterin e oficerit/ I riu firak u zhduk nga sigurimi i shtetit

2019-05-30 1

Pjesa e pare e emisionit Pa Gjurme- Zbulohet dosja qe zbardh misterin e oficerit/ I riu firak u zhduk nga sigurimi i shtetit Todi ishte fëmija i madh i familjes Conbashi. Buqi e Nauka ishin prindër të 7 djemve dhe dy vajzave. Ishin vite të vështira asokohe kur Todi me të vellanë Sokratin vendosin që të bëhen pjesë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Todi ishte 24-vjec dhe iu bashkua brigatës së 5-të kurse Sokrati 20-vjec iu bashkua brigatës së tretë në grupin e Mallakastrës. Todi shpëtoi dhe doli nga lufta i plagosur dy herë, ndërsa i vëllai Sokrati humbi jetën, pasi nuk mundi ti mbijetojë plagëve që mori. Me të mbaruar lufta, Todin e trasferojnë në Tiranë, ndërsa i vëllai Sokrati ndërroi jetë në vitin 1946. Todi kishte ndërtuar një jetë në Tiranën e sapo dalë nga lufta, pas clirimit të saj, ndërsa edhe vetë qyteti ishte në ndërtim e sipër. 24 vjecari asokohe kishte marrë një shtëpi të madhe dhe qëllimi i tij ishte të merrte familjen e tij me vete. Bisedon me babanë dhe i tregon mbi vendimin që kishte marrë. Kur dukej se gjërat po shkonin sic duhej, në vitin 1950 në familjen Conbashi në Fier vjen një telegram ku shkruhej se:
Todi ka ndërruar jetë
Familja tronditet nga ky lajm, pasi dy ditë më parë ata kishin biseduar lidhur me transferimin e tyre drejt kryeqytetit, aty dhe ku jetonte Todi.
Në vitin 1983 Thomai, vëllai i vogël i Todit i shkruan një letër Komitetit Qëndror në atë kohë, në kërkim të vëllait të humbur. Por përgjigja ishte:
Se këto janë punët e partisë
Vitet e fundit, pas ndryshimit të sistemit Thomai ka mundur të mësojë rreth disa dokumentave që e lidhin vëllain e tij me vitin 1970, duke I bërë të gjalla shpresat se Todi mund të ishte gjallë asokohe dhe se punonte për sigurimin e shtetit. Një tjetër fakt për familjen ishte edhe zbulimi i një certificate, që daton në vitin 1952, dy vite pas telegramit që njoftonte vdekjen e Todi Conbashit, i cili nëse është në jetë është 94 vjeç. I vëllai kërkon të dijë nëse ka jetuar përgjatë këtyre viteve i vëllai i tij i madh Todi dhe a ka sot ai pasardhësit e tij, që e lidhin me rrënjët biologjike të familjes Conbashi.

Free Traffic Exchange