#rtvora
Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli denoncimin e Fitnete Çetës në Durrës, e cila nuk përfiton dot ndihmë ekonomike sepse figuron pronare e një automjeti edhe pse e ka shitur katër vite më parë
Fitnete Çeta: Kam katër vjet që kam pasur një makinë dhe e kam shitur për 400 mijë lekë kot, ka qenë makinë e vjetër. Kur shkoj te përkrahja më thonë se nuk përfiton se del me makinë. I thashë i kam bërë letrat, janë në rregull.Si ta kërkoj këtë të drejtë? Kam katër vjet që e kam shitur dhe dal me makinë. Jam hallexhie, pa punë, pa ndihmë. Shitjen e makinës e kam bërë me noter.
Shefja e Ndihmës Ekonomikë ne bashkinë Durrës, Mimoza Reka, thotë se Çeta i ka rënë pas shumë vonë problemit.
Mimoza Reka: Ka aplikuar para 2 viteve e ca. Ka rezultuar me makinë, automatikisht sistemi të penalizon. Zonja ka akt noterial të shitjes së mjetit por nuk e ka ndjekur çregjistrimin pranë zyrës së automjeteve në Shkozet. Dhe pastaj vjen pas dy vjetësh, është kohë shumë e gjatë.Sistemi të penalizon në rast se nuk je e sinqertë në deklarimet e tua.
Të njëjtën gjë e konfirmon edhe Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror në Durrës, Petrit Ismailati.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-sistemi-le-pa-ndihme-ekonomike-qytetaren-mjetin-e-shitur-4-vjet-me-pare
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz