Report TV -Revolta e Qafë Barit/ Takimi prekës mes lotëve i dy heronjve

2019-05-30 1

Në 22 maj të vitit 1984, 24 djem trima të burgosur politik në burgun komunist të Qafë barit, u ngritën në një protestë të pazakontë dhe luftuan me gardianët kundër barbarisë së tyre.

Është një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit. Dje u bënë plot 35 vite nga kjo revoltë, nga e cila kanë mbetur kujtimet e këqija, por që sot mund të tregohen me krenari. Në këtë ditë, botuesi Jozef Radi ka publikuar një video prekëse, ku heronjtë e asaj dite takohen me njëri tjetrin; një takim ku nuk kanë munguar lotët. Është takimi i Kosta Gjordeni, një nga të burgosurit politik të asaj kohe, që mbajti plumbin në shpatull për 30 vite mes dy miqve të tij Tonin Dema dhe Zef Luka.

"22 maj 2019... 35 vjetori i Revoltës së Qafë-Barit... Dy bashkëvuajtës të tmerrit të majit,1984 takohen mbas shumë vitesh... Kosta Gjordeni nji nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me nje dore... me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka... lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite...Me qindra njerëz takuan dramën dhe qëndresën e tyre nën diktature...", shkruan Radi.