Debat për luftën në parlament, Tufa përplaset me Brahon - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-30 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Salla e parlamentit u kthye në një arenë debati për rolin e komunistëve dhe ballistëve gjatë luftes naciona-clirimtare. Shkak për këtë debat u bë raporti vjetor i Drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa në parlament.?Mënjanimi i ish-oficerëve të Sigurimit të shtetit të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e institucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t?i binden ligjit për informimin, duke shkelur kështu çdo të drejtë Kushtetuese mbi informimin. Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi, e madje me arrogancë ish oficerët e sigurimit në poste drejtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucionet e shtetit tonë, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome.?Por deputeti socialist Spartak Braho kërkoi shkarkimin e Tufës, pasi sipas tij institute po financon botime që nuk tregojnë të vërtetën për historine e luftës.?Zoti Tufa e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar, po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar, luftën nuk e bëtë ju, por bijtë e këtij vendi, partizanët edhe ata ballistë që u rreshtuan pas 24 majit dhe koalicioni i madh anti fashist. ju zoti Tufa për shkelje të rënda të ligjit duhet të kontrolloheni nga drejtoria e monitorimit të Kuvendit dhe ta lini detyrën si i papërshtatshëm.?Nga ana tjetër kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shprehur se nuk duhet të bien në nivelin e atij budallait që nuk di asgjë për historinë.?Kur ky thotë se ballistët thanin pula, po ju keni ngrënë koka njerëzisht, keni vrarë 4-6 mijë shqiptarë.?Debati mes Tufës dhe Brahos nisi disa javë më parë në komisionin e ligjeve e shkak u bë financimi nga ana e institutit të një libri me autor Celo Hoxhën që fliste për krimet e partizaneve gjatë luftës. Pertej debatit publik, Agron Tufa iu drejtua prokurorise per deputetin spartak braho me akuzen e kercenimit.