#rtvora
Dy ditë para protestës së opozitës, në godinat qeveritare kanë nisur masat paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues. Tek Kryeministria dhe Parlamenti janë vënë gardhet metalike dhe shtyllat janë lyer me graso, masa këto që janë marrë që orët e para të mëngjesit të së enjtes. Në vijim pritet të sigurohet dhe dera e Kryeministrisë me fletë metalike, për të parandaluar hyrjen e protestueve brenda godinës. Në planin e masave janë angazhuar rreth 1500 efektiva policie.
Dy ditë para datës së lajmëruar, policia ka nisur marrjen e masave për protestën e opozitës më 35 maj.
Paraditen e të enjtes rreth godinës së qeverisë është vendosur gardhi metalik, ndërsa në bulevard janë lyer me graso të gjitha shtyllat ku janë të vendosur kamerat e sigurisë, por dhe altoparlantët që përdoren nga policia për thirrjet ndaj protestuesve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dy-dite-para-protestes-gardh-metalik-te-kryeministria-e-parlamenti-shtyllat-lyhen-me-graso
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz