Report TV -Vetting-u në polici/ Sulejmani: Është bërë dorëzimi i dosjeve

2019-05-30 4

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ditën e sotme ka zhvilluar një takim me gjimnazistët e Vlorës për të promovuar veprimtarinë e këtij insitucioni.

Drejtori i Vetting-ut pranë SHÇBA, Florian Sulejmani ka deklaruar se Vettingu në Polici ka nisur fillimisht me drejtuesit. Ai më pas ka thënë se janë dorëzuar dosjet e këtyre drejtuesve dhe së shpejti Vettingu do të nis në nivelet e larta të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.

"Për nivelet e larta siç parashikon ligji ka filluar procesi. Është bërë dorëzimi i dosjeve. Nëpërmjet shortimit dhe procedurave të tjera, që ka Komisioni i jashtëm i Vettingut do fillojë me nivelet e larta, Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇB në Administratë", ka deklaruar Sulejmani pas takimit me nxënësit.

"Këto takime bëhen për të patur një bashkëpunim më të mirë me qytetarët dhe për ta bërë më të njohur SHÇBA me të rinjtë dhe komunitetin. Këto takime do të vazhdojë edhe në të gjitha qarqet e vendit. Po promovojmë mënyrat se si qytetarët mund të na kontaktojnë. Duhet të kuptjnë se ka një struktur që mbikqyrë punonjësit e policisë për çdo shkelje që bëjnë këta policisë. U munduam të krijojmë një kontak me nxënësit e gjimnazeve" ka shtuar ai.