Mbi 32 mije dosje ne Gjykaten e Larte

2019-05-30 1

?Plot 31 mijë e 400 dosje presin radhën të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë. Ndonëse në këtë institucion regjistrohen çdo ditë çështje për gjykim, me shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj nuk mund të shqyrtohet më asnjë kërkesë?.

Tashmë, Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 2 anëtarë, Xhezair Zaganjorin që ka kaluar shkallën e parë të vetting-ut, por ky vendim është ankimuar nga Komisioneri Publik dhe gjyqtarin tjetër Ardian Dvorani.

Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë ka dalë jashtë funksionit, njësoj si Gjykata Kushtetuese.

Vetëm më datë 22 Maj janë regjistruar 15 kërkesa për gjykim, ndërsa vendimi i fundit i dhënë nga ky institucion mban datën 23 Prill.

Televizioni Klan u interesua pranë Gjykatës së Lartë për mënyrën se si do të funksionojë ky institucion.

Është Këshilli i Lartë i Gjyqësorit që ka detyrimin të plotësojë Gjykatën e Lartë me gjyqtarë dhe pas dekretit  nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, merr detyrën.

Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë ka sjellë një kosto të lartë për qytetarët. Nisur nga numri i lartë i çështjeve të regjistruara, një personi do t?i duhet të presë për vite më radhë për t'u marrë në shqyrtim një çështje.

Tv Klan

Free Traffic Exchange