Maxhoranca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë në Komisionet Zonalë të Administrimit Zgjedhor.
Votën kundër 4 anëtarët e maxhorancës e argumentuan me faktin se këto dy parti nuk janë subjekt zgjedhor dhe as parti parlamentare.
Rezarta Bitri, anëtare e KQZ-së: Është kusht që partitë të jenë subjekt zgjedhor për të pasur komisionerë.
Bledar Skenderi, anetar i KQZ-së: Nuk kanë të drejtë ligjore për të çuar komisionerë.
Por përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Ivi Kaso paralajmëroi padi penale, duke denoncuar tentativa që sipas tij maxhoraca po bën për të ushtruar presion ndaj anëtarëve të KQZ-së që të mos regjistrojnë komisionerët e opozitës.
Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD-së: Anëtarët e KQZ të mos bien pre e presioneve. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqoheni me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës.?
Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Nuk bëre thirrje, bëre shantazh!
Një tjetër përplasje verbale mes palëve ishte edhe data e zgjedhjeve lokale.
Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Do të kemi zgjedhje në 30 qershor?
Ivi Kaso, përfaqësues Ligjor i PD-së: Jo.
Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së: Atëherë, pse doni komisionerë në zgjedhje?
Ivi Kaso, Përfaqësues Ligjor i PD-së: Komisionerët do të jenë aty për të zbatuar ligjin. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë.
Pas rrëzimit të emrave të komisionarëve të PD dhe LSI pritet që KQZ të marrë një vendim për zëvendësimin e tyre.
Tv Klan