Tre persona nga një familje janë arrestuar në Fier, dy po hetohen në gjendje të lirë dhe njëri është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit të një banese u gjetën nga kontrolli dhe u sekuestruan rreth 1,4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në kuadër të operacionit të koduar "Shënjestra".
Të arrestuarit janë; I. T. 47-vjeç, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, djali i tij G. T. 22-vjeç dhe kunata T. T. 51-vjeçe, banues në Bishanak. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e Z. T. 55-vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor, ndërsa dy persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Një pjesë e heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje. Report Tv sjell pamjet e operacionit të sekuestrimit të lëndës narkotike dhe momentit të arrestimit të tre personave nga policia e Fierit.VLORE-Dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë janë sekuestruar, ndërsa është arrestuar poseduesi. Si rezultat i operacionit të koduar "Silenciatori" u arrestua B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
I riu u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen "Pavarësia", me një sasi dozash kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti sekuestroi dy armë zjarri pistoleta me silenciator dhe një sasi tjetër me doza kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu në Fier në sekuestruan heroinë dhe kokainë, ndërsa u arrestuan anëtarët e një familje