Masakra e Peshkëpisë/ Zbardhet dëshmia e Belerit te Krimet e Rënda (Do thirret sërish)

2019-05-29 8

Nuk kam lidhje me masakrën e Peshkëpisë, nuk e kuptoj përse më keni thirrur kur në atë periudhë skam qenë fare në Shqipëri?. Është kjo dëshmia e Fredi Bejlerit para hetuesve të krimeve të rënda një ditë më parë teksa ai u thirr për të dëshmuar si person që ka dijeni për ngjarjen dhe ndaj të cilit kryhen hetime.

ReportTv ka mësuar se seanca ndaj Bejlerit është bërë me disa ndërprerje ai në asnjë moment nuk ka pranuar se ka qenë pjesë e organizatës terroriste ?Mavi? e cila është e dyshuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptar në vitin 1994.

Në atë sulm me armë ndaj repartit ushtarak kufitar shqiptarë u vranë dy ushtarë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Një ditë pas Bejlerit tek krimet e rënda ka mbërritur Angjelo Kokoveshi dhe Mihallaq Kokoveshi të cilët janë pyetur për raportet e tyre me Bejlerin, pranin e tyre ditën e masakrës në vitin 1994 dhe lidhjet me organizatën ?Mavi?.

ReportTv ka mësuar se Bejleri pritet të rithirret sërish javën e ardhshme për të dëshmuar në lidhje me përfshirjen e tij në këtë masakër, ndërsa lista e personave të cilëve deri më tani ju ka shkuar njoftimi për t'u paraqitur në prokurori arrin në 8-të, ndërsa pritet që të zgjerohet më tej.

Bejleri është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën, ndërsa i dënuar më parë për nxitje të urrejtjes ai edhe nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t'u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.