Revista ?Forbes? ka publikuar një studim të organizatës ?Future Ëorkplace?, sipas të cilit njerëzit do të pëlqenin më shumë të punonin në zyrë, sikur të mos kishin bashkëpunëtorë të zhurmshëm. Ata që flasin më shumë janë ndër rreziqet më të mëdha të jetës në punë.
Thuajse të gjithë (99%) e punonjësve thonë se shpërqendrohen ndërkohë që punojnë në hapësirën personale në punë.Një numër tre herë më i madh i personave që bëjnë pjesë në gjeneratën e 50-65 vjeçarëve krahasuar me punonjës të rinj, pranon se nuk kanë gjetur një zgjidhje ndaj shpërqendrimeve në zyrë.Rezultatet e studimit tregojnë se thuajse 3 persona në 4 do të punonin më shumë në zyrë dhe do të ishin më produktivë nëse punëmarrësi do të bënte diçka për të reduktuar shpërqendrimet në vendin e punës, duke ofruar një mundësi të mirë për IT, Burimet Njerëzore dhe strukturat e tjera që te bashkëpunonin.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH