Sot në Kuvendin e Shqipërisë janë betuar dy deputetë të rinj. Ata janë Artemis Dralo (Malo) dhe Ervis Meço. Zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Dralo mori mandatin e Flamur Golemit, i cili do të kandidojë në bashkinë e Gjiroksatrës në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkohë që Ervis Meço është deputeti i radhës që futet në Kuvend nga listat e PD-së nga qarku i Vlorës. Ervis Meço është përfaqësues i partisë së komunitetit egjiptian, kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çunin. Kjo forcë politike në zgjedhjet e shkuara ishte aleate me Partinë Demokratike.Ai ka qëndruar si azilant politik në Gjemani për katër muaj por nuk e ka përfituar statusin. Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017. Bashkë me Meçon shkon në 122 numri i deputetëve me mandat, teksa mbeten edhe 18 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 17 nga PD-ja.