Pas një hetimi disa mujor Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit u finalizua një operacion i koduar ?Shënjestra?, i cili goditi një grup që shpërndante droga të forta në këtë qytet.
3 persona u vunë në pranga dhe një u shpall në kërkim ndërsa në banesat e tyre u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 kilogram Heroinë dhe rreth 1 kilogram Kokainë.
Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.
Në gjendje të lirë u proceduan 2 persona të tjerë.
Tv Klan