RTV Ora - Fier, goditet familja që merrej me trafik kokaine dhe heroine, 3 të arrestuar

2019-05-30 0

#rtvora
Policia e Fierit ka goditur një grup familjar, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.

Në kuadër të operacionit të koduar "Shënjestra" në pranga u vunë 3 persona si u shpall në kërkim një tjetër, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Të arrestuarit janë babë e bir, si dhe kunata.

"Si rezultat i operacionit, në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje", sqaron policia.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

U arrestuan:

I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).

G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.

T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fier-goditet-grupi-i-kokaines-dhe-heroines-3-te-arrestuar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz