Gazetari Investigativ, Artan Hoxha është ndalur të flasë për dosjen 339/1 ku është i përfshirë kryebashkiaku Vangjush Dako. Hoxha ka deklaruar se kjo dosje është më e rëndësishme se situata politike, pasi nga këto përgjime janë zbuluar karteli i drogës, i përbërë nga 5 grupe kriminale që ndërvepronin me njëra-tjetrën në 3 kontinente të ndryshme, në 16 shtete. Ai tha se është më e rëndësishme, pasi ky kartel kishte mundësinë, jo vetëm për të blerë një palë zgjedhje, por opozitë dhe mazhorancë bashkë.
"Nga dosja 339 janë evidentuar 5 grupe kriminale që ndërveprojnë me njëri-tjetrit. Anëtarët përveç Shqipëri, trafikon kokainë dhe Heroinë, në Turqi, MB, Kosovë, Holanda. Hetimi ka nisur për një organizatë kriminale. Kishin nuancat e një karteli droge, në Azi, Europë dhe Amerikën Latine që veprimin në 16 shtete të ndryshme. Nuk janë transkriptuar të gjitha bisedat që janë brenda, se shumica prej tyre janë kot. 339 po vazhdon si hetim, por me ritme shumë të ngadalta. Me kaq para sa fitonte ky kartel droge, mund të blejnë mazhorancë dhe opozitë bashkë", u shpreh Artan Hoxha.