TIRANE-Një grup studentësh të drejtuar nga të rinjtë e forumit të PD-së, mesditën e sotme u rikthyen në protestë pas mbi tre muajsh, nga ajo që mbajtën studentët jopolitikë dhjetorin e 2018-ës. Në tubimin para Ministrisë së Arsimit protesta drejtohej nga Dorian Beqiri, anëtar i FRPD-së, ndërsa të pranishëm ishin rreth 100 studentë.
Ata shprehen se në protestë janë ngritur pasi nuk janë zbatuar të gjitha pikat e paktit për universitetin. Kërkesat e tyre janë pesë; rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë, arsim cilësor, programe bashkëkohore, rritje të peshës së përfaqësimit dhe autonomi reale.Por edhe pse ishin shumë herë më pak se protesta jo politike e dhjetorit të 2018, studentët që sot dolën në protestë nuk ishin në një qëndrim për kërkesat, pasi kishin lista të ndryshme.
Protesta u zhvillua para Ministrisë së Arsimit për rreth 60 minuta ku u shënuan disa incidente, pasi studentët hodhën tymuese, gurë, kapsolla dhe flakadanë drejt godinës së ministrisë së Arsimit, dogjën disa letra që sipas tyre simbolizojnë premtimet e pambajtura dhe në fund thyen xhamat e godinës. Gjesti me i rende i ketyre te rinjve shenohet kur, sic shihet dhe nga fotot, bejne nje zjarr dhe hedhin ne te dhe Kushtetuten e Shqiperise. Nuk dihet se çfare kane dashur te thone me kete xhest studentet-militante, por veprimi ka ngjallur indinjate dhe eshte komentuar ashper nga qytetare.