#rtvora
Pas më shumë se tre muajsh pritjeje për të marrë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbi bazën ligjore mbi të cilën ka dalë urdhri nr.47 për pezullimin e punës në të gjitha HEC-et në vend, është dashur denoncimi i "BOOM" pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, që ky institucion të kthejë një përgjigje për "BOOM".
Edhe pse përgjigja përmban referencat ligjore, asaj i mungon firma dhe vula e institucionit, duke shmangur kështu hapur përgjegjësinë në lidhje me përmbajtjen e dokumentit.
"BOOM" u ndal në bazën ligjore të cituar nga ministria, ku edhe njëherë konstatoi paligjshmërinë e këtij urdhri. Nga kjo përgjigje vërehet se juristët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk njohin ndryshimet ligjore, ose i keqpërdorin qëllimisht ato.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-tre-muaj-pritje-boom-me-ne-fund-merr-pergjigje-nga-balluku-por-pa-firme-dhe-vul
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz