Tirana ka marrë vlerësimet më të larta për transformimin që ka pësuar në 4 vitet e fundit në Forumin Global ?URBAN FUTURE 2019?, që u zhvillua në Oslo. Bashkia e Tiranës njofton se i pranishëm në këtë takim, më i madhi i urbanistëve nga vende të ndryshme të botës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ndihet krenar që kryeqyteti vlerësohet nga të gjithë për ndryshimet që ka pësuar, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet.
?Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të isha në Oslo, udhëtimi im i fundit për të përfaqësuar Tiranën, për këtë mandat të parë. Ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe më ka dhënë një krenari të veçantë të përfaqësoj qytetin tim, kryeqytetin tonë, ku me kaq shumë dashuri e përkushtim kemi bërë gjithë këto ndryshime. Më vjen mirë që u vlerësuan në Oslo, nga forumi më i madh i urbanistëve, me rreth 3000 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të gjitha ndryshimet që kanë marrë çmime, si sheshi ?Skënderbej?, Pazari i Ri, por edhe ndryshimi i mentalitetit dhe kulturës, nga korsitë e biçikletave tek transformimi i çerdheve, kopshteve dhe tani shkollat e reja?, theksoi Veliaj.
Veliaj u shpreh se Tirana është shembulli më i mirë se si me kreativitet dhe falë mobilizimit qytetar mund të realizohen gjëra të mrekullueshme. Ai nënvizoi se Tirana është qyteti i mundësive, pasionit dhe i dëshirës për të kontribuar.
?Kjo tregon që qytetet, pavarësisht nëse janë vende të varfra apo të pasura, me pak kreativitet dhe me shumë mobilizim qytetar, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Kur flas për pyllin orbital, që në fakt është mbjellë kryesisht nga kontributet e njerëzve, fëmijëve, për ditëlindje apo të familjeve, në kujtim të të afërmve të tyre, më mbush me krenari se jemi qyteti i mundësive. Ndoshta, jo qyteti më i pasur, por qyteti i mundësive, i pasionit dhe i dëshirës për të kontribuar?, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj siguroi për një fushatë dinjitoze dhe premtoi zbatimin e projekteve të nisura edhe në zona të tjera të kryeqytetit në mandatin e dytë. ?Jemi mobilizuar për një fushatë qytetare, dinjitoze dhe duam që ato eksperimente që bëmë në mandatin e parë, t?i zbatojmë masivisht edhe në cepa të tjerë të Tiranës, në mandatin e dytë?, theksoi ai.
Gjatë vizitës, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Oslos, Marianne Borgen, me të cilën bisedoi rreth projekteve në infrastrukturë, transport dhe çështjeve mjedisore. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi homologes Marianne Borgen edhe ?Kullën e Sahatit?.
Veliaj shprehu bindjen se ky bashkëpunim i nisur mes dy qyteteve do të shtohet në katër vitet e ardhshme. ?Jam i bindur që me bashkëpunimin që nisëm me kryetaren e Bashkisë së Oslos, do të kemi më shumë partneritete, ku do të mësojmë nga më të mirët. Vërtet Norvegjia është një nga vendet më të pasura në botë, por ama shumë ndryshime janë identike si të Tiranës, heqja e makinave nga qendra e qytetit dhe kthimi i njerëzve në qendër të qytetit. Mez...