#rtvora
Mosrealizimi i disa objektivave socialë dhe ekonomikë që qeveria e Kosovës kishte premtuar dy vite më parë ka detyruar partitë më të mëdha të opozitës që të koordinohen për rrëzimin e saj. Nismës për votëbesimin e qeverisë i janë bashkuar LDK dhe Vetëvendosje, ndërsa pritet edhe kontributi i socialdemokratëve.
Partitë më të mëdha të opozitës në Kosovë kanë nisur të bashkërendohen për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi të mërkurën pas takimit me homologun e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se ka nisur puna për përpilimin e mocionit të mosbesimit.
Kurti: "Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t'i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ldk-dhe-vetevendosje-koordinohen-mocion-kunder-qeverise
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz