Studentet rikthehen ne protesta

2019-05-30 0

4 muaj pas protestave masive të Dhjetorit, një grup studentësh kanë rifilluar protestat këtë 22 maj.

Pakti për Universitetin ka rikthyer një grup studentësh përpara Ministrisë së Arsimit. Ata protestojnë pasi thonë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, ndërkohe që theksin e vendosin tek rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Edhe pse dukshëm më të pakët në numër, protesta e studentëve u shoqërua me disa incidente.

Përgjatë 60 minutave ata hodhën tymuese. Dogjën edhe fletët e paktit të universitetit. Hodhën gurë drejt godinës së Ministrisë, duke thyer xhamat.

Po këto veprime të tyre nuk gjetën mbështetje nga qytetarët që po kalonin. Studentët kanë ritheksuar kërkesat e tyre, tashmë të përmbledhura në 5 pika.

?Kërkojmë arsim cilësor, qeveria uli tarifat e bachelorit, por rriti të masterit? ? shprehet një student.
?Pakti për Universitetin nuk i përmbushi kërkesat tona. Por ne jemi këtu edhe për rrëzimin e këtij sistemi, ndaj ?Rama Ik?, ?Basha Ik?, ?Meta Ik?, shprehet një tjetër.

Në të gjitha fakultetet e vendit ka vijuar normalisht mësimi.

Studentët protestues dorëzuan listën me 5 pika në Minisitrinë e Arsimit ku kërkojnë rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, Arsim cilësor, rankim të programeve sipas modeleve bashkëkohore, rritje të peshës së përfaqësimit të tyre në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe autonomi të Universitetit.

Tv Klan